Vdekje e dyshimtë në Istog

Gjatë ditës së djeshme në Komunën e Istogut është raportuar për një vdekje të dyshimtë.

Lajme

31/01/2018 10:22

Një femër ëshë gjetur e shtrirë në korridorin e një kompleksi banesor, ku më pas është dërguar në qendrën e emergjencës në Istog dhe nga mjekët është konstatuar se viktima është pa shenja jete.

Në konsultim me prokurorin trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion./Lajmi.net/