Vazhdon sot seanca plenare, këto janë pikat e rendit të ditës

Mbajtja e seancës plenare e paraparë për të martën është shtyrë për sot në ora 10:00, në mungesë të kuorumit.

Lajme

14/03/2018 07:42

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli pas dështimit të seancës të së martës në një takim me shefat e grupeve parlamentare vendosi që vazhdimi i seancës të mbahet sot.

Ndryshe, në rend dite janë:

  • Votimi i rekomandimeve të Interpelancës lidhur me Vendimin e Qeverisë së Kosovës nr.04/20 të datës 20.12.2017 për rritjen e pagave të anëtarëve të Kabinetit qeveritar, Vendimin nr. 05/24 i datës 12 janar 2018, për rritjen e pagave për të gjitha kategoritë e të punësuarave që marrin paga nga buxheti i Kosovës, si dhe Vendimi nr. 15/24 i datës 12 janar 2018 për lartësinë e pagesës mujore për familjet në Skemën e Ndihmave Sociale,
  • Debat parlamentar, sipas kërkesës së nënkryetarit të Kuvendit, z. Kujtim Shala dhe gjashtë (6) deputetëve nënshkrues lidhur me Raportin e 100 ditëve të punës të Qeverisë së Republikës të Kosovës,
  • Shqyrtimi i Vendimit të Qeverisë për ratifikimin e anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë së Akreditimit,
  • Votimi i Raportit për gjendjen e mjedisit në Kosovë për vitin 2016.