Vazhdon protesta e zjarrfikësve para Qeverisë së Kosovës
Gati dy orë pas nisjes së protestës së zjarrfikësve, protestuesit po vazhdojnë të qëndrojnë para Qeverisë së Kosovës.
Lajme
ërmes protestës ata kërkuan qe të rregullohet statusi i tyre juridik, të sigurohet vija buxhetore dhe të nivelizohen pagat më shërbimet tjera emergjente, te kompensohen për punën jashtë orarit, ndërrimin e natës, punën e vikendeve dhe ditëve të festave, të kompensohen shërbimet mjekësore nga lëndimet në vendin e punës dhe të kenë pajisje të duhura për ta kryer punën e tyre ngase pajisjet momentale janë tejet minimale dhe çdo ditë rrezikohet siguria dhe shëndeti i tyre në punë, shkruan lajmi.net.
Protesta e zjarrfikësve nisi nga Pallati i Rinisë në Prishtinë për të vazhduar tek sheshi Zahir Pajaziti, dhe në fund para Qeverisë së Kosovës.
Nga sindikata u shprehën se pavarësisht kërkesave të vazhdueshme nga kjo kategori, institucionet e Kosovës ende nuk kanë reflektuar.
Madje, nëse një gjë e tillë nuk bëhet as në të ardhmen, ata paralajmëruan edhe revoltë.
Një numër i madh i tyre po vazhdon të qëndrojë para objektit të Qeverisë së Kosovës, ndërkaq që nuk dihet nëse dikush nga ky insitucion ka dalur për t’i dëgjuar kërkesat e tyre./Lajmi.net/