Vazhdon “lufta” mes Feros dhe Baby G

Baby G tash e sa muaj është larguar nga labeli "On Records".

ShowBiz

13/04/2018 16:11

Sot, kur më nuk është në menaxhimin e këtij labeli, këngëtarja po “ironizon” me anëtarët e këtij grupi, shkruan lajmi.net.

“S’ka konkurrencë” titullohet projekti i ri nga Fero dhe Rina, të dy këta anëtarë të labelit “On Records”, këngë me të cilën kishte ironizuar Baby G.

Baby G në një postim që bëri në rrjete sociale kishte shkruar”I lënë fëmijët të luajnë me lodra të përdorura!”

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Feros dhe Rinës, të cilët kanë marrë lodra në duar dhe kanë shkruar “Ne pëlqejmë të luajmë me lodra”.

Por, Baby G nuk u ndal dhe sërish etiketoi dyshen duke u thënë të qëndrojnë ata që janë dhe mos të besojnë në publicitetin e tepërt.

Kujtojmë që Fero dhe Baby G kohë më parë kishin pasur edhe duet së bashku. /Lajmi.net/