Vazhdon lobimi i Kosovës për anëtarësim në INTERPOL, tani nga Etiopia dhe Maroku

Në kuadër të takimeve të shumta që po zhvillon gjatë sesionit vjetor të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, kryediplomati kosovar, Behgjet Pacolli, gjatë orëve të pasditës së sotme ka takuar përfaqësuesit e lartë të dy shteteve të tjera jo-njohëse të Republikës së Kosovës, respektvisht Kryeministrin e Marokut, Saadeddine Othmani dhe Ministrin e Jashtëm të Etiopisë, Dr. Workneh Gebeyehu.

Lajme

25/09/2018 21:09

Gjatë këtyre dy takimeve të ndara të nivelit të lartë, numri dy i Qeverisë fillimisht i ka njoftuar bashkëbiseduesit me zhvillimet e fundit në vend, rajon dhe me gjerë, përderisa ka përsëritur kërkesën për marrjen në konsiderim të njohjes së Kosovës dhe në linjë me këtë edhe mbështetjen e këtyre dy shteteve respektive për anëtarësimin e vendit në Organizata Ndërkombëtare.

Ministri i Jashtëm Pacolli gjatë ditës ka takuar disa homologë të tij nga shtete të ndryshme, duke përfshirë ata nga rajoni, Evropa dhe kontinente të tjera. /Lajmi.net/