Vazhdojnë përçarjet e serbëve në Kosovë, Jabllanoviq akuzon Beogradin për kërcënime

Liderit të partisë së serbëve të Kosovës, Aleksandar Jabllanoviq i është larguar nga koalicioni një iniciativë qytetare e cila drejtohet nga Vukoje Vukojeviç.

Lajme

26/05/2017 19:15

Jabllanoviq ka akuzuar Serbinë që po bën presion dhe kërcënime ndaj kandidatëve për deputetë të kësaj iniciative.

Një burim i agjencisë së lajmeve Beta brenda KQZ-së ka bërë të ditur, se gjashtë kandidatë për deputetë nga partia e serbëve të Kosovës janë tërhequr.

“Presionet të mëdha po vijnë nga institucionet zyrtare të Serbisë që veprojnë në Kosovë”, tha Jabllanoviq, transmeton lajmi.net.

“Kërcënimet janë të atilla duke iu thënë se do të mbesin pa punë, fëmijët do të humbin bursat dhe strehimin në konvikte, dhe mohimin e të drejtave të tjera që serbët kanë”, shtoi lideri i partisë së serbëve të Kosovës.

Jabllanoviq në fund ka thënë se partia e tij do ta parandalojë në çfarëdo mënyrë formimin e Ushtrisë së Kosovës. /Lajmi.net/