Vatikani për herë të parë përdorë termin “LGBT” në një dokument zyrtar

Pavarësisht nga fakti që homoseksualët konsiderohen mëkat nga kisha katolike, Papa Françesku ka bërë disa deklarata në të cilat japin sinjale se po pranohen njerëzit nga komuniteti LGBT.

Bota

20/06/2018 18:46

Një dokumenti i cili është botuar të martën shqyrton marrëdhëniet e Kishës Katolike me të rinjët, ku thuhet “disa të rinjë LGBT” po kërkojnë afërsi dhe kujdes më të madhe nga kisha, transmeton lajmi.net.

Përdorimi i termit ‘LGBT’, ka shënuar njëherit edhe ndryshimin e qëndrimeve të Vatikanit ndaj katolikëve homoseksualë.

Ndërkohë, në vitin 2013 Papa Françesku për herë të parë përmendi fjalën ‘homoseksual’ gjatë disa diskutimeve rreth seksualitetit si dhe ka thënë para gazetarëve se nuk mund të gjykojë një person homoseksual që beson në zot./Lajmi.net/