Varrosen 5 viktimat e para në Maqedoni

Në varrezat e fshatit Hasanbeg gjatë ditës së djeshme janë varrosur pesë viktima. Banorët e këtij fshati edhe sot janë zgjuar të trishtuar, ku ende ka shtëpi të cilat janë të mbushura me ujë dhe të shkatërruara totalisht nga brenda.

Lajme

08/08/2016 16:41

Janë varrosur gjatë ditës së djeshme pesë viktimat e para nga vërshimet të cilat përfshinë rajonin e Shkupit dhe disa zona të tjera në Maqedoni dy ditë më parë.

Në varrezat e fshatit Hasanbeg gjatë ditës së djeshme janë varrosur pesë viktima. Banorët  e këtij fshati edhe sot janë zgjuar të trishtuar, ku ende ka shtëpi të cilat janë të mbushura me ujë dhe të shkatërruara totalisht nga brenda.

Ndërkohë një vajzë e mitur mbetet ende e zhdukur në Hasanbeg të Shkupit.