Van Damme bën sërish shqiponjën dhe falënderon publikisht Adnan Januzajn

Aktori i famshëm botëror, Jean-Claude Van Damme ka lënë pa fjalë me veprimin e fundit.

ShowBiz

30/06/2018 00:14

Në llogarinë e tij zyrtare në Instagram, ku llogarit afro 3 milionë ndjekës ai ka publikuar një fotografi, në të cilën shihet duke bërë simbolin e shqiponjës, shkruan lajmi.net.

Këtë veprim aktori i njohur e bëri pas golit të Adnan Januzajt të enjten për skuadrën e Belgjikës, e meqë futbollisti ka prejardhje shqiptare, ai e falënderoi me anë të shqiponjës.

“Një falënderim masiv për Adnan Januzajn, që siguroi fitoren me golin e djeshëm në Kampionatin Botëror, për ekipin e Belgjikës”, ka qenë mbishkrimi i Van Damme.

Ky veprim tregon edhe një herë që “shqiponja” nuk është veprim politik, por simbol i shqiptarëve. /Lajmi.net/