Vajza e Naim Tërnavës jep shpjegime për pasurinë e familjes – Lajmi.net
Vajza e Naim Tërnavës jep shpjegime për pasurinë e familjes
Autori: Lajmi.net LajmePolitikë 14:16, 2 June 2017
Kandidatja për deputete e AKR-së, që garon në kuadër të  koalicionit LDK-AKR-Alternativa, Refiqe Tërnava, e bija e kryetarit të Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, ka folur për veturën e saj luksoze me të cilën doli në fushatë.

Magazina.al, para disa dite ka shkruar për veturën luksoze të Refiqe Tërnavës, me të cilën ajo është parë në fushatën zgjedhore.

Pas raportimit ka ardhur edhe reagimi i kandidatë së AKR-së për deputete.

Në një intervistë për mediat, Tërnava ka thënë se familja e saj është e pasur falë trashëgimisë familjare. Ajo ka siguruar të gjithë që pasuria e saj, si edhe vetura, vinë nga burime legjitime.

Refiqja ka thënë  se familja e saj është e hapur për të gjitha organet kompetente që ta vërtetojnë këtë gjë.

“Fatkeqësisht në Kosovë, klasa aktuale politike e ka krijuar një përshtypje shumë negative tek qytetarët e vendit, që kushdo që zotëron pasuri të mendohet që e ka krijuar në mënyrë jo legjitime si pasojë e korrupsionit të pa fund në të cilën janë zhytur. Të ju kujtoj që si familje jemi shumë falënderues që zotërojmë pasurinë aktuale e cila është bërë me trashëgimi, nderë dhe dinjitet. Për të gjithë ata që kanë dyshime rreth kësaj pasurie, të jenë të bindur që po të mos ishte legjitime, jam e sigurt që as unë e as familja ime nuk do të ishim këtu ku jemi. Jemi të hapur për të gjitha organet kompetente për ta vërtetuar këtë gjë”, ka thënë Tërnava.

Ajo ka thënë se në politikë ka hyrë për t’i shërbyer vendit.

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO