Arrestohet në Greqi një shtetas kosovar, sekuestrohen 324 kilogramë kanabis

Një shtetas i Kosovës është arrestuar në Selanik të Greqisë, në kuadër të një operacioni kundër trafikimit të narkotikëve, i zhvilluar falë bashkëpunimit ndërkombëtar mes autoriteteve të Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka njoftuar se operacioni është rezultat i një hetimi disa-mujor dhe shkëmbimit të informacioneve mes institucioneve…

Lajme

15/08/2026 20:39

Një shtetas i Kosovës është arrestuar në Selanik të Greqisë, në kuadër të një operacioni kundër trafikimit të narkotikëve, i zhvilluar falë bashkëpunimit ndërkombëtar mes autoriteteve të Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka njoftuar se operacioni është rezultat i një hetimi disa-mujor dhe shkëmbimit të informacioneve mes institucioneve të tri vendeve, transmeton lajmi.net.

Gjatë aksionit të zhvilluar nga autoritetet greke në Selanik, janë arrestuar dy persona të dyshuar për trafikim me narkotikë. Në mesin e të arrestuarve është edhe një shtetas i Republikës së Kosovës, me inicialet A.G.

Sipas PSRK-së, gjatë operacionit policia greke ka zbuluar dhe sekuestruar 324 kilogramë substancë narkotike të llojit kanabis.

Në këtë hetim kanë kontribuar edhe Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës, përmes veprimeve hetimore dhe shkëmbimit të informacionit me autoritetet partnere.

Institucionet kosovare kanë bërë të ditur se bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë do të vazhdojë, me qëllim të zbardhjes së plotë të rastit dhe ndërmarrjes së veprimeve të mëtejshme hetimore.

Komunikata e plotë:
Bashkëpunimi ndërkombëtar i Prokurorisë Speciale dhe Policisë së Kosovës kontribuon në arrestimin e një shtetasi kosovar në Greqi
Gusht, 2026 – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, njofton se në kuadër të një hetimi disamujor dhe bashkëpunimit ndërkombëtar me autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, dhe të Greqisë, në Selanik, autoritetet e Greqisë, kanë ndërmarrë veprime konkrete që kanë rezultuar me arrestimin e dy personave të dyshuar për trafikim me narkotikë.
Në mesin e personave të arrestuar ndodhet edhe një shtetas i Republikës së Kosovës, A.G.
Gjatë operacionit, policia greke ka gjetur dhe sekuestruar 324 kg substancë narkotike e llojit kanabis.
Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës kanë kontribuar në këtë proces përmes veprimeve hetimore dhe shkëmbimit të informacionit me autoritetet partnere.
PSRK dhe Policia e Kosovës, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, do të vazhdojnë ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rastit./lajmi.net/