Ushtrime për bark plotësisht të rrafshët

Le ta pranojmë: kur barku është i sheshtë është i lëmuar dhe na bën të ndihemi sensuale dhe joshëse.

Lifestyle

04/03/2018 08:38

 

Ç’duhet të bëni? Dhurojini barkut momente të këndshme relaksimi përmes këtyre ushtrimeve.

1. Ushtrimi për muskujt e sipërm të barkut
Shtrijuni në dysheme. Duart të lakuara në bërryla nën kokë. Gjunjët të lakuar me shputat në dysheme. Ngrehim pjesën e sipërme të trupit lart dhe qëndrojmë disa sekonda derisa t’i hetojmë muskujt e barkut. Kur kthehemi prapa, assesi nuk ulemi deri në dysheme. Derisa jemi të shtrirë marrim frymë, ndërkaq me rastin e ngritjes së pjesës së sipërme nxjerrin frymën. Qafa duhet të jetë patjetër në nivel me boshtin kurrizor, duart të hapura dhe shikimin në drejtim të tavanit. Me rastin e ushtrimeve mos u mbështetni në duar.

2. Ushtrime për muskujt e sipërm dhe të poshtëm të barkut
Uluni, mblidhni këmbët në gjunjë dhe shtrini duart. Ushtrimin bëhet në atë mënyrë që i tërheqim gjunjët me gishta dhe lëshohemi me pjesën e sipërme dhe të poshtme të trupit në drejtim të dyshemesë, duke u kujdesur që veprimet t’i bëjmë njëkohësisht. Kurrë mos e lëshoni trupin deri në fund në dysheme.

3. Ushtrimi për muskujt anësorë të barkut
Ulemi në gjysmëprofil. I tërheqim anash gjunjët në drejtim të gjoksit dhe lehtë shtyhemi me dorën të cilën e mbajmë në dysheme. Derisa jemi ulur marrim frymë, kur tërhiqemi nxjerrim frymën. Duhet pasur kujdes që t’i shtrijmë muskujt anësorë të barkut. Vetë bëni kontraksionet e muskujve.

4. Ushtrimi për muskujt anësorë
Marrim pozitën ulur. Gjunjët janë të lakuar. Me dorën e cila është e shtrirë provojmë të prekim shputën e së njëjtës këmbë. Pjesa e sipërme e trupit është e ndarë nga dyshemeja edhe në fillim edhe në mbarim të këtij ushtrimi. Lëvizjet i bëni vetëm me pjesën e sipërme të trupit. Vithet janë të fiksuara në dysheme. Kur trupi është në pozitë të rrafshët, marrim frymë, ndërkaq kur nisemi me dorë në drejtim të shputës, nxjerrin frymën.