Ushqimet me veçori të jashtëzakonshme shëruese

Pemët dhe perimet jo vetëm që na mbajnë të shëndetshëm, por na ndihmojnë që të shërohemi më shpejt nga lëndimet dhe sëmundjet.

Lifestyle

31/10/2017 10:21

Ushqimet e papërpunuara, sidomos nëse janë organike të kultivuara pa përdorim të pesticideve dhe plehrave artificiale, janë pjesë e rëndësishme e ushqimit tonë sepse i ndihmojnë trupit që të funksionojë në mënyrë të përkryer.

Edhe pse në botë ka qindra lloje të pemëve dhe perimeve, vetëm disa lloje ndihmojnë në shërimin e problemeve të ndryshme shëndetësore, nga karcinoma e deri te sëmundjet e zemrës.

Kivi – përmban dyfish më shumë vitaminë C sesa portokajtë, ka më shumë fibra të papërpunuara se sa molla dhe është më i pasur me kalium se banania. Kombinimi unik i vitaminave dhe mineraleve në kivi mbron organizmin nga sëmundjet e zemrës, sulmi në tru, kanceri dhe problemet me sistemin e frymëmarrjes.

Kivi pa asnjë efekt anësor hollon gjakun dhe parandalon formimin spontan të mpiksjeve të gjakut, përshpejton qarkullimin, ulë tensionin dhe redukton kolesterolin “e keq” LDL. Enzimat e dobishme aktivizohen sapo ta qëroni kivin, prandaj mbani mend që duhet ta hani menjëherë.

Ne mjekësinë kineze kivi shërben për përshpejtimin e shërimit të plagëve dhe lëndimeve.

Qershitë – Pak kalori dhe vlerë e madhe ushqyese. Polifenoli kuercetina dhe acidi elagjik nga qershitë janë dëshmuar shkencërisht që parandalojnë rritjen e tumoreve, ndërsa mund të nxisin qelizat e kancerit për të sulmuar veten.

Pigmenti antocianin redukton nivelin e acidit të urinës në trup dhe kështu parandalon formimin e gihtit apo artritit urik, ndërsa disa shkencëtarë besojnë që mbron edhe nga kanceri i zorrës së trashë. Qershitë kanë veçori kundërinflamatore dhe antibakteriale dhe lehtësojnë dhimbjen.