UNMIK-ut i preket buxheti, por jo mandati

Tre milion e gjysmë dollarë më pak buxhet dhe 20 punëtorë mangut mund t’i ketë UNMIK-u nga qershori i këtij viti.

Lajme

29/05/2016 23:45

Në projekt-buxhetin për periudhën një vjeçare për këtë mision janë planifikuar 36.5 milionë dollarë, por vendimi përfundimtar do të merret në Komitetin e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, muajin e ardhshëm.

UNMIK në Kosovë aktualisht ka 388 punëtor, duke përfshirë 372 civilë dhe 16 oficerë të uniformuar, tetë policë dhe tetë ushtarë.

Edhe përkundër këtyre paralajmërimeve, UNMIK në Kosovë nuk pret shkurtime të konsiderueshme në buxhet. /tribuna