UNICEF: Rreth 400 mijë fëmijë në Kongo përballen me kequshqyerje

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për fëmijë (UNICEF) ka thënë se të paktën 400,000 fëmijë nën moshën 5 vjeçare në rajonin Kasai të Kongos, janë duke u përballur me kequshqyrje.

Bota

12/12/2017 18:03

Kjo agjenci ka thënë se kësaj situate i ka kontribuar dhuna, shpërnguljet dhe ulja e prodhimit agrikulturor.

Prandaj në rast se nuk ofrohet ndihma për këta fëmija, ata mund të vdesin gjatë vitit të ardhshëm.

Përfaqësuesja e kësaj organizate në Kongo, Dr. Tajudeen Oyewale, ka thënë se shkalla e vërtetë e problemit është duke u bërë më e qartë, pasi është rritur siguria në disa zona dhe familjet po kthehen nëpër shtëpitë e tyre.

Sipas UNICEF-it, rreth 220 qendra mjekësore janë shkatërruar apo dëmtuar, ndërsa 1.4 milion persona janë larguar nga shtëpitë e tyre.

Kisha katolike ka vlerësuar gjatë vitit të kaluar që më shume se 3,300 persona kanë mbetur të vdekur gjatë luftimeve në rajonin Kasai.