Ukraina drejt luftës, Putinit i lejohet përdorimi i ushtrisë

Vladimir Putin ka kërkuar nga parlamenti rus leje për t’i vendosur trupat ushtarake në rajonin ukrainas të Krimesë. Me këtë ai ka injoruar paralajmërimet e Presidentit të SHBA’ve, Barack Obama. A po shkon Ukraina drejt luftës?

Bota

01/03/2014 16:04

E plotësuar, 17:22

Parlamenti i Rusisë i ka dhënë leje Presidentit Vladimir Putin që ta përdorë ushtrinë në Ukrainë dhe i remonandoi atij që ta tërheqë Ambasadorin e Rusisë nga Washingtoni pas komenteve të bëra nga Presidenti i SHBA’ve, Barack Obama.

Vota unanime e parlamentit në një seancë urgjente formalizoi atë që zyrtarët ukrainas e përshkruan si invazion i Rusisë ndaj Ukrainës.

 

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka kërkuar nga parlamenti të shtunën që t’i japë leje për ta përdorur ushtrinë e vendit të tij në Ukrainë, lëvizje e cila do ta formalizonte vendosjen e trupave të cilën zyrtarët ukrainas e kanë përshkruar si invazion i vazhdueshëm në rajonin strategjik të krimesh.

Mocioni i Putinit i referohet vendit lirshëm si “territor i Ukrainës” e jo specifikisht Krimesë, duke ngritur mundësinë që Moska mund ta përdorë forcën në provinca tjera rusisht- folëse në lindje dhe jug të Ukrainës, rajone në të cilat shumë njerëz kundërshtojnë autoritetet e reja në Kiev. Protestat pro- ruse ishin raportuar në lindje të qyteteve Kharkiv, Donetsk dhe Odessa.

 

Zyrtarët ukrainas dhe disa diplomatë perëndimorë kanë thënë se ndërhyrja ushtarake e Rusisë është në proces pasi persona të armatosur rëndë në uniforma ushtarake pa simbole morën kontrollin e ndërtesave qeveritare lokale, aeroporte dhe ndërtesa të tjera strategjike në Krime gjatë ditëve të fundit.

Duke injoruar paralajmërimin e Presidentit të SHBA’ve, Barack Obama se çfarëdo ndërhyrje e Rusisë në Ukrainë “do të ketë kosto”, Putin tha se “situata e jashtëzakonshme në Ukrainë” është duke vënë në rrezik jetën e qytetarëve rusë dhe personelit ushtarak të stacionuar në bazën detare të cilën Moska e ka mbajtur në gadishullin e detit të Zi që nga shpërbërja e bashkimit Sovjetik më shumë se 20 vjet më parë.