Ujkani: Pritëm momentin tonë dhe ia dolëm, na presin ndeshje të forta

Kosova ka debutuar në mënyrën më të mirë të mundshme në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Sport

10/09/2018 23:39

“Dardanët” kanë shënuar fitore të pastër ndaj Ishujve Faroe, në ndeshjen e dytë të grupit në Ligën e Kombeve.

Kosova triumfoi 2:0, ku dy golat i gjeti në pjesën e dytë , përcjellë “Lajmi.net”.

Kapiteni Samir Ujkani ia dedikoi fitoren Fadil Vokrrit.

“Fitorja ishte për Fadil Vokrrin. Na presin ndeshje tjera të forta andaj na duhet të përgatitemi shumë”, deklaroi Ujkani.

“Ne kishim durim dhe e pritëm momentin tonë. Ai erdhi në pjesën e dytë dhe fituam. Kjo ishte vendimtare në fitore”, shtoi ai. /Lajmi.net/