Ujit të lumit iu ndryshua ngjyra në mënyrë misterioze (Video)

Natalia Maca kalon për çdo ditë afër lumit Ouse në Cambridgeshire të Anglisë, i cili tash më tepër se një muaj ka marrë ngjyrë të kaltër në mënyrë misterioze.

Fun

01/12/2017 20:18

Kalimtarja 35-vjeçare ka njoftuar për rastin, që tani po hulumtohet nga njohësit e ambientit, që nuk dinë prej nga po vjen kjo masë që po i ndryshon ngjyrën, transmeton Telegrafi.

“Nuk është diçka që po kalon, ka një kohë të gjatë që është i tillë dhe po vazhdon të rrjedhë”, ka thënë Maca lidhur me rastin.

Studiuesit iu kanë thënë banorëve që të njoftojnë sa herë që shohin ndryshime të toneve, pasi mund t’ju ndihmojnë rreth studimit.

Ende nuk dihet pse po ndodhë ky fenomen, që nuk ka ndodhur ndonjëherë për një kohë kaq të gjatë./Lajmi.net/