UEFA zgjedh formacionin e javës në Ligën e Kampionëve

Të martën dhe të mërkurën e kësaj jave, janë zhvilluar katër ndeshjet e para çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Sport

05/04/2018 19:21

Gara më e madhe evropiane për klube, ka dhuruar spektakël me shumë në ndeshjet e zhvilluara në mesjavë.

Është Real Madrid që mposhti 0-3 në udhëtim Juventusin, ndërsa me rezultat të njëjtë edhe Liverpooli mposhti Manchester Cityn në ‘Anfield Road’.

Fitore kanë shënuar edhe Bayern Munich dhe Barcelona në përballjet e tyre, me të parët që kanë mposhtur Sevillan, dhe të dytët italianët e Romës.

UEFA ka përzgjedhur formacionin e javës bazuar në performancet e lojtarëve në këto katër ndeshje./Lajmi.net/