UEFA ‘trondit’ Milanin

UEFA i ka dhënë një lajm aspak të mirë skuadrës së Milanit.

Sport

15/12/2017 18:32

Shtëpia më e madhe e futbollit në Evropë ka njoftuar Milanin se ka refuzuar kërkesën për një marrëveshje vullnetare.

Milan ndodhet në një proces monitorimi nga UEFA për shkeljen e rregullave të Fair Play, dhe kjo ka qenë arsyeja kryesore pse ata i janë drejtuar shtëpisë evropiane të futbollit për një marrëveshje vullnetare.

“Dhoma e Hetuesit e Trupit të Pavarur të Kontrollit Financiar të UEFA-s ka shqyrtuar kërkesën për një marrëveshje vullnetare të bërë nga AC Milan si pjesë e rregulloreve të Fair Play Financiare (FFP),” thuhet në një deklaratë në faqen zyrtare të organit drejtues.

“Pas shqyrtimit të kujdesshëm të gjithë dokumentacionit dhe sqarimeve të ofruara, Dhoma vendosi të mos lidhë një marrëveshje vullnetare me Milanin”./Lajmi.net/