U vonuan, me valixhe në dorë vrapojnë pas aeroplanit

Kohë më parë ngjau edhe kjo në aeroportin e Pekinit: Një çift me valixhe në dorë kanë ndjekë aeroplanin nëpër pistë i cili bëhej gati të fluturonte!

Fun

21/09/2016 23:54

Dy pasagjerët ishin vonuar dhe me arsyetim se në biletë nuk e kishin të shkruar fiks orën e nisjes, e që më vonë doli se çdo gjë ka qenë në rregull.

Krejt kjo tollovi përfundoi me vonesën e fluturimit të aeroplanit për rreth 20 minuta i cili mori edhe çiftin me vete.

Por tash pasojat mund të jenë këto: Udhëtarët mund të burgosen për pesë deri në dhjetë ditë e të dënohen nga 99 dollarë si dhe dënimin tjetër që për pesë vitet e ardhshme t’iu ndalohet fluturimi nga aeroporti i Pekinit!