U përdhunua dhe shpërndau historinë në Instagram (FOTO)

Aktivistja kundër përdhunimit Amber Amour nga New York-u ka postuar muajin e kaluar në Instagram historinë e përdhunimit të saj disa minuta pasi ka ndodhur. Kjo ka shkaktuar shumë debat në komentet e faqes së saj në Instagram.

Lifestyle

09/01/2016 14:55

Ajo ka shkruar:

“Jam ndjerë e sëmurë dy ditët e fundit dhe sot ishte dita ime e parë që dola. Shkova tek hosteli im i vjetër për të lënë një mesazh për shokun tim, Nick. Ishte edhe një djalë tjetër aty, Shakir, i cili po mundohej dëshpërimisht të fliste me mua. E putha njëherë por e pashë që ishte i dehur dhe i thashë që ishte kohë e keqe. Para se të dilja, shkova lart të takoj një shok tjetër, Clyde. Shakir më ndoqi dhe më pyeti nëse doja të bëja një dush. Më ftoi të bashkangjitesha. Thashë po, sepse uji në hostelin tim të tanishëm është shumë i ftohtë dhe pas dy ditësh të sëmura, doja një dush të ngrohtë. Sapo hyra në banjo, ai më uli në gjunjë. I thashë “ndalo!” por ai u bë edhe më  dhunshëm. U zgjova pas disa orësh, më kishte rënë të fikët. Kam gjithë ato ndjenja që i merr pas përdhunimit: turp, neveritje, vuajtje. Jam këtu, vetëm, dhe çdo provë është fshirë nga dushi. Policia Afrikane do rrotullojë sytë kur dëgjon historinë. Po ndihem më e sëmurë se kurrë tani. Kam nevojë për pushim.”

Shumë komentues kanë reagur ndaj kësaj historie, shumica me kritika, transmeton lajmi.net.

Njëri nga ata ka shkruar: “Është faji yt. Duke e puthur dhe duke shkuar në një dush me të, është një ftesë direkte. Pastaj pendohesh, por turp për ty që e konsideron këtë përdhunim.”

Por, tani ajo iu është përgjigjur këtyre komenteve me një foto nudo të saj me përshkrimin:

“Pasi u përdhunova muajin e kaluar, kam kaluar më shumë kohë lakuriq në publik me të huaj. (Po, e dëgjuat mirë.) Jo vetëm që po e shijoj lirinë e të qenit lakuriq në natyrë, por është për të treguar se lakuriqësia nuk do të thotë seks apo përdhunim. Kam notuar lakuriq në disa ujëvara dhe në Oqeanin Indian. Isha me burra dhe gra nga vende të ndryshme dhe mosha të ndryshme dhe qëllojani. Unë nuk u përdhunova. Kjo tregon se veshja apo lakuriqësia nuk shkakton përdhunimin, përdhunuesit shkaktojnë përdhunimin. Burri që më sulmoi do ta bënte çfarëdo të ndodhte. Unë as nuk i hoqa rrobat për dushin, ai i shkatërroi duke i lënë të gjakosura. Unë nuk po e fus veten në “situate të rrezikshme”, unë po bëhen ndryshimi që dua ta shoh në botë. Një botë ku gratë janë të sigurta dhe të lira të jetojnë si të duan! Duke e ekspozuar trupin femëror në një mënyre jo-seksulae, sistematikisht e deseksualizojmë.”/lajmi.net