U largua nga ‘OTR’? Oriola Marashi zbulon të vërtetën

Ditë më parë, raporti mes modeles shqiptare, Oriola Marashi dhe reperit, Noizy bëri bujë të madhe në shtypin rozë.

ShowBiz

15/02/2019 15:19

Në mediat shqiptare qarkulloi lajmi se Oriola dhe Noizy prishën raportet pasi nuk ndiqnin më njëri-tjetrin në Instagram e me këtë rast u largua edhe nga grupi ‘OTR’, shkruan lajmi.net.

Por, Oriola së fundmi hodhi poshtë të gjitha spekulimet duke treguar se vazhdon të jetë në labelin e Noizyt.

Ajo ka hedhur një postim në InstaStory me një nga anëtarët e ‘OTR’, teksa ia shprehë dashurinë atyre. “Shumë dashuri për çunat, zemra ime është gati të eksplodojë”, janë fjalët e Marashit. /Lajmi.net/