U KRY! Donald Trump është president i ri i AMERIKËS

Donald Trump, president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Bota

09/11/2016 08:52

(I plotësuar) – “Sapo morra një telefonatë nga Sekretaresha Clinton. Ajo më uroi mua dhe të gjithë neve për fitoren dhe unë e urova atë dhe familjen e saj për fushatën e fortë”, kanë qenë fjalët e para të Donald Trump si President i shpallur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Trump tha se Hillary luftoi shumë dhe ka punuar për një periudhë të gjatë dhe i shprehu mirënjohje për kontributin e saj.

“E kam shumë seriozisht”, shtoi ai, raporton CNN, transmeton lajmi.net

Trump deklaroi se në vizionin e tij, çdo amerikan do të ketë mundësi të realizoj potencialin e tij të plotë.

“Njerëzit e harruar të këtij vendi, nuk do të jenë të tillë më. Do të rindërtojmë vendin”

Trump ka falënderuar prindërit e tij dhe të gjithë bashkëpunëtorët. /lajmi.net

***

Pas numërimit të votave në shumicën e shteteve të Amerikës, republikani Donald Trump, do të jetë president i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke mposhtur kandidaten demokrate, Hillary Clinton.

Donald Trump, ka fituar bindshëm në shumicën e shteteve amerikane, duke grumbulluar kështu 270 vota elektorale të nevojshme për t’u zgjedhur president, shkruan lajmi.net.

Sondazhet e bëra në Amerikë nuk e kishtin parashikuuar asnjëherë fitoren e Trumpit, përkundrazi, Clinton kryesonte gjithnjë.

Megjithatë, stafi i Trumpit, më parë pati njoftuar se fitorja e Trumpit do të festohet në  Manhattan, konkretisht në hotelin “Hilton Midtown”, i cili ndodhet në afërsi të së ashtuquajturës “Trump Tower”, një gjë e tillë tashmë ka filluar.

Kujtojmë, se Fushata ‘Hillary- Trump’ është cilësuar si fushtat më e egër në historinë amerikane. Ajo do mbahet mend për përçarje, mos pajtime, akuza, ofendime nga më të ndryshmet, e lloj lloj gjëra të tjera që bënë që e gjithë bota t’i kthej sytë nga ata. /Lajmi.net/