U hoq si shtatzënë për të fshehur drogën në bark, policia kap mat gruan shqiptare

Një nënë shqiptare shtatzënë, e cila po udhëtonte në Itali bashkë me djalin e saj tre vjeç, është arrestuar sapo ka zbritur nga trageti.

Lajme

09/01/2017 20:52

Gruaja kërkoi që të shmangte kontrollin duke dashur të përfitojë nga statusi i saj special. Por, punonjësve të Guardia di Finanza dhe atyre të Doganës, u lindën dyshime nga nervozizmi i shfaqur nga gruaja.

Gruaja u zbulua nga qentë e drogës, falë të cilëve u zbulua se në pjesën e barkut ku mbante veshje të posaçme për nëna shtatzëna, fshihte një sasi prej 700 gramë heroinë.

Dyshohet se droga kishte si destinacion final Napolin, ku ajo banonte. Shqiptarja do të hetohet në arrest shtëpie.