U hap muzeu i Muhamedit a.s. në Shkup (Video)

Përmes një muzeu të lëvizshëm,u prezantua për herë të parë në Shkup jeta e Muhamedit Alejhi Selam, nën organizimin e forumit Rinor Islam. Projekti i docentit Esmir Haliloviq, është i pari në botë i cili është i lëvizshëm dhe që ka mundësi të dërgohet në të gjitha vendet, ndërsa deri më tani është vizituar nga 38 mijë vizitorë.

ShowBiz

12/02/2017 19:56

Sipas TV Shenja, autori Haliloviq thotë se në Muze ka katër modele, tre të cilat janë origjinale nga Medina e Arabisë Saudite të cilat janë kopjuara dhe janë sjellë në muze, është bërë rikonstruimin historik i jetës së Muhamedit Alejhi selam përmes fotografive, e gjithë kjo për të treguar personalitetin e saktë të pejgamberit.

“Qëllimi i këtij muzeu është i dyfishtë. E para është që ata të cilët nuk janë mysliman ose që kanë ndëgjuar gjëra negative për Islamin nëpër media të njoftohen më hollësisht rreth Islamit, për fat të keq 90 për qind nga ajo që flitet për Islamin është gënjeshtër, dhe vazhdimisht këtë po na e servojnë mediat botërore, dhe qëllimi i dytë është që vetë myslimanëve tua paraqesim Muhamedit Alejhi selam ashtu siç duhet, sepse sikur që e shohim myslimanëve u servohen sende anësore dhe të panevojshme rreth çështjeve tona dhe kjo sëhtë mënyra e vetme që tua tregojmë se kush ka qenë Muhamedi Alejhi selam”, tha autor i muzeut, Esmir Haliloviq.

Kryetari i Forumit Rinor Islam, Fisnik Shabani, deklaroi se FRI për herë të parë sjell një vepër artistike të këtij lloji në Maqedoni. Ai shpreson se ky bashkëpunim me profesorin Ismet Haliloviq do të jetë më i veçantë që edhe qytetarët e Maqedonisë, për këto katër ditë do të kenë mundësi për së afërmi të shohin si ka jetuar dhe vepruar Profeti ynë.

“Është gjithashtu një vepër kulturore që mendojmë se do të ndihmojë ta përmirësojë edhe kulturën e përgjithshme në RM por nga ana tjetër të vetëdijësohemi edhe ne si mysliman për jetën e njeriut për të cilën çdo ditë thirremi se e ndjekim dhe veprojmë sipas parimeve të tij. Shpresojmë që ky aktivitet të mos jetë i fundit, dhe që FRI të mund të ndajë me ju edhe aktivitete të tjera të cilat do të jenë në vijim të këtij aktiviteti”, tha kryetar i FRI-së, Fisnik Shabani.

Autori Esmir Haliloviq është docent në Katedrën e hadithit dhe thirrjes të fakultetit Pedagogjia Islame, në universitetin në Zenicë, ndërsa për të realizuar projektin ka bashkëpunuar me juristin Afan Abazoviç, Armin Jashareviç i cili është është magjistër i psikologjisë të religjionit dhe shkencave Islame, me profesorin e gjuhës dhe letërsisë turke, Nihad Tutiniç dhe me studentin Eldar Tutuniç. Muzeu i profetit Muhamed është ekspozuar në Çifte Hamam në Shkup, ndërsa do jetë i hapur deri ditën e hënë./Telegrafi/