Twitter zëvendëson yllin me zemrën

Twitter ka ndryshuar butonin për favorizimin e cicërimave me “pëlqej”, duke zëvendësuar edhe ikonën e yllit me një zemër.

Auto & Tek

03/11/2015 23:03

Twitter ka ndryshuar butonin për favorizimin e cicërimave me “pëlqej”, duke zëvendësuar edhe ikonën e yllit me një zemër.

Yjet janë përdorur për të treguar cicërimat e preferuara, por tani do të zëvendësohen me zemra që tregojnë vetëm “pëlqej”. Ndryshimet do të bëhen edhe tek aplikacionet e Vine dhe tek uebsajti i kompanisë.

Lajmi është bërë i ditur sot në mëngjes tek blogu i Twitter. Kompania ka vendosur të bëjë këtë ndryshim pasi, sipas tyre, ikona e yllit nuk kuptohej nga përdoruesit e rinj.

“Po ndryshojmë ikonën tonë të yllit për cicërimat e preferuara me ikonën e zemrës, dhe do t’i quajmë ato pëlqime. Duam ta bëjmë Twitter-in më të lehtë për t’u përdorur, pasi e dimë që ikona e yllit ka qenë konfuze për shumë përdorues, sidomos për të rinjtë. Ju mund të pëlqeni shumë gjëra, por jo të gjithë janë të preferuarit tuaj.