Twitter përgjegjës për shumë ndarje të çifteve

Përdoruesit aktiv të rrjetit social Twitter, të cilët janë në një marrëdhënie mund të përballen me shumë konflikte në mes vete për shkak të Twitter-it.

Lifestyle

03/07/2014 18:40

A keni vërejtur një ndryshim drastik në sjelljen e partnerit tuaj prej se ai/ajo i është bashkuar faqes Twitter? Është koha që të mendoni më shumë se sa kohë është ai duke kaluar në këtë faqe.

Sipas një studimi të ri, përdoruesit aktiv të rrjeteve sociale që janë në një lidhje romantike, kanë konflikte në marrëdhënie të ndërlidhura me Twitter-in, konflikte kto që shkaktojnë probleme në marrëdhënie dhe që mund të bëhen mjaft serioze dhe të shkaktojnë ndarje ose divorc.

Për të arritur në këtë përfundim, hulumtuesit nga Universiteti Missouri, Kolumbi vlerësuan sasinë e kohës që një person shpenzon në Twitter. Ata shikuan se sa konflikte ishin ngritur në mes çifteve, si rezultat i përdorimit aktiv të Twitter-it dhe kur këto konflikte kishin rezultate negative në marrëdhënie.

“Ideja ishte që të karakterizojmë marrëdhënien mes përdorimit aktiv të Twitter-it, konflikteve të ndërlidhura me Twitter dhe rezultateve negative në marrëdhënie”, tha Russell Clayton nga Universiteti Missouri.

Clayton gjeti se përdorimi aktiv i Twitter dhe konfliktet e ndërlidhura me Twitter ishin të lidhura pozitivisht me një rritje të mashtrimit emocional dhe fizik, ndarjeve dhe divorceve.

Këto rezultate, megjithatë, nuk kishin ndikim në marrëdhëniet që kanë një lidhje të gjatë.

“Që prej se hulumtimi i rrjeteve sociale është në fillimet e saj, ne nuk e dimë nëse mediat e tjera si Instagram, ndikojnë në marrëdhënie në mënyrë negative”, tha Brenda K Wiederhold, redaktore e përgjithshme e sdutimit në Kaliforni.

Me shumë se 554 milion përdorues aktiv, Twitter është njëri nga faqet sociale më të popullarizuara në botë. Ky studim u shfaq në revistën Kiberpsikologjia, Sjellja dhe Rrjetet Sociale.