Turqia sot në Referendum, Erdogan: Me Vullnetin e Zotit ky vend do të festojë!

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan rriti dozat e retorikës politike në ditën e fundit të fushatës për referendumin popullor për zgjerimin e pushtetit presidencial në Turqi, ndërsa u bëri thirrje mbështetësve të marrin pjesë masivisht në votim.

Bota

16/04/2017 08:27

Rezultatet e sondazheve publike janë të ngushta, me një kryesim të lehtë të platformës në mbështetje të zgjerimit të pushtetit të presidentit.

“Mendoni se ç’do të ndodhte, nëse, me vullnetin e Zotit, kutitë e votimit do të zienin nga votat pro”, deklaroi Erdogani në fjalimin hapës në Stamboll, i pari nga katër të tillë në axhendën e takimeve të sotme të presidentit turk.

“Me vullnetin e Zotit, nesër mbrëma, ky vend do të festojë,” u tha Erdogani mbështetësve të tij.

Referendumi popullor, i iniciuar nga Erdogani, u kërkon votuesve të shprehen nëse Turqia duhet të ketë një presidencë me pushtet ekzekutiv, duke zëvendësuar në këtë mënyrë sistemin parlamentar.

Qëndrat e votimit për referendumin japin këtë të dielë mes orës 07:00 dhe 08:00 përgjigjen për të cilën bota po pret: do të zgjerohet apo jo pushteti i Erdogan!