Ekrem Bajroviq dënohet me 12 vite burg në rigjykim për krime lufte në Istog

Gjykata Themelore në Prishtinë, edhe në rigjykim, e ka shpallur fajtor Ekrem Bajroviqin dhe e ka dënuar me 12 vite burgim për krime lufte të kryera gjatë viteve 1998–1999 në komunën e Istogut. Sipas aktgjykimit të shpallur të premten, më 03.07.2026, nga gjyqtari Avni Syla, Bajroviq është gjetur fajtor për “krime lufte ndaj popullatës civile”…

Lajme

03/07/2026 10:30

Gjykata Themelore në Prishtinë, edhe në rigjykim, e ka shpallur fajtor Ekrem Bajroviqin dhe e ka dënuar me 12 vite burgim për krime lufte të kryera gjatë viteve 1998–1999 në komunën e Istogut.

Sipas aktgjykimit të shpallur të premten, më 03.07.2026, nga gjyqtari Avni Syla, Bajroviq është gjetur fajtor për “krime lufte ndaj popullatës civile” në Istog dhe në fshatrat përreth gjatë luftës në Kosovë, raporton lajmi.net

Gjykata e ka obliguar atë të paguajë edhe shpenzimet e procedurës gjyqësore në vlerë prej 300 eurosh, si dhe 100 euro për fondin e viktimave të krimit.

Me vendim të veçantë, të akuzuarit i është vazhduar masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit, ndërsa palët e dëmtuara janë udhëzuar që kërkesën pasurore-juridike ta realizojnë në procedurë civile. Palët kanë të drejtë ankese brenda 30 ditësh./Lajmi.net/