“Tulipanët” e Koeman mposhtin Francën, mbajnë shpresën për kualifikim

Holanda ka arritur që ta mposhtë kampionin botëror në fuqi, Francën, me rezultatin 2:0.

Sport

16/11/2018 22:38

Rezultati mund të themi se nuk ishte pasqyra reale e këtij takimi, pasi holandezët patën edhe tri apo katër shanse të mira shënimi.

Golin e parë në këtë takim e realizoi anëtari i Liverpool, Gerginio Wijnaldum, në minutën e 44’ të takimit, shkruan lajmi.net.

“Tulipanët” nuk u ndalën së kërkuari golin edhe në pjesën e dytë. Ata krijuan disa raste shënimi.

Ishte Memphis Depay që solli më së shumti probleme për fazën defanzive të Francës.

Në anën tjetër më i miri ishte Hugo Lloris, i cili me pritjet e tij mbajti skuadrën në lojë.

Rezultatin përfundimtarë e vendosi Memphis Depay (90+5)  i cili me plot meritë u regjistrua në listën e realizatorëve, kur nga pika e bardhë realizoi në stilin “panenka”.

Me këtë fitore, Holanda tashmë grumbullon 6 pikë dhe renditet në vendin e dytë, me një pikë më pakë se Franca lidere, e cila ka një ndeshje më shumë të luajtur. /Lajmi.net/