Truri i meshkujve reagon ndryshe nga i femrave – Lajmi.net
Truri i meshkujve reagon ndryshe nga i femrave
Autori: Lajmi.net GenderLifestyle 22:06, 19 July 2016
Skanimet zbulojnë se ka reagime të ndryshme në zona të trurit që lidhen me ndërgjegjen dhe emocionet te gjinia mashkullore dhe femërore. Zbulimi mund të shpjegojë përse burrat dhe gratë shpesh paraqesin simptoma të ndryshme klinike në disa çrregullime mjekësore.

Thënia se meshkujt janë nga Marsi dhe gratë nga Afërdita është përdorur vazhdimisht për të nënvijëzuar ndryshimet midis sekseve. Tani shkencëtarët kanë treguar se shpesh hasen ndryshime në mënyrën se si meshkujt dhe femrat reagojnë, por kjo vjen e gjitha për shkak të lidhjeve të ndryshme në trurin e tyre.

Ata kanë zbuluar se meshkujt dhe femrat kanë përgjigje të kundërt të neuroneve në një zonë kritike të trurit që kontrollon eksperiencën e emocioneve, kontrollin e presionit të gjakut dhe nënvetëdijen.

Zbulimi mund të shpjegojë përse burrat dhe gratë shpesh paraqesin simptoma të ndryshme klinike në disa çrregullime mjekësore.

Por gjithashtu mund të ndihmojë në shpjegimin e disa prej keqkuptimeve më të zakonshme që duket se ndodhin në mënyrën e ndryshme se si sekset reagojnë emocionalisht.

Kërkimi u krye nga shkencëtarët e Universitetit të Kalifornisë në Los Anxhelos, ku një skuadër mati aktivitetin e trurit të pjesëmarrësve duke përdorur skanimin me rezonancë magnetike (MRI) gjatë matjes së presionit të gjakut.

Ata zbuluan se burrat dhe gratë kanë përgjigje të ndryshme në frontin e djathtë të korteksit, pjesë e trurit që ka të bëjë me eksperiencat e emocioneve, kontrollin e presionit të gjakut dhe vetëdijes.

Doktor Paul Macey, autori kryesor i studimit, tha: “Kjo është një zonë kritike e trurit dhe ne nuk prisnim të gjenim asnjë ndryshim të rëndësishëm mes trurit të burrit dhe gruas”.

Në studim, truri i mashkullit tregoi nivel më të lartë aktiviteti në atë zonë, ndërsa truri i grave një përgjigje më të ulët.

Dr. Macey tha: “Ne kemi menduar se forma normale ishte aktivizimi më shumë i rajonit të lobit ballor, krahasuar me zonat e tjera, gjatë një detyre që shtonte presionin e gjakut”.

“Megjithatë, ngaqë shumica e studimeve të mëparshme janë kryer te meshkujt njerëz ose kafshë, jo përgjigje ishte “normale” vetëm për burrat. Përgjigjja e shëndetshme për gratë duket se ishte një aktivizim më i ulët i anës së djathtë”.

Megjithatë ky ndryshim ndodh prej mënyrës se si truri i mashkullit dhe femrës funksionon, gjë që mbetet ende mister për kërkuesit.

Sipas shkencëtarit, është e mundur që gratë ta kenë të aktivizuar këtë rajon për shkak të stresit psikologjik, ndaj për këtë arsye gjatë testit rajoni i trurit të tyre nuk ishte i aktivizuar më shumë seç duhej.

Megjithatë, është gjithashtu e mundur që ky rajon të lidhet në mënyrë të ndryshme te burrat dhe gratë.

Një kërkim i mëparshëm nga e njëjta skuadër ka parë ndryshime në rrahjen e zemrës dhe në qarkullimin e gjakut në tru te meshkujt dhe femrat që kanë probleme me frymëmarrjen gjatë gjumit.

Kjo provë e re sugjeron se këto përgjigje kardiovaskulare në zonat e trurit janë krejt të ndryshme te meshkujt dhe femrat e shëndetshëm.

Doktor Macey tha: “Ne besojmë se ndryshimet në strukturë dhe funksion të trurit të meshkujve dhe femrave mund të kontribuojnë në simptomat e ndryshme klinike në disa çrregullime mjekësore”.

Studime të mëtejshme mbi këtë ndryshim do të jenë të nevojshme për të kuptuar më mirë se si zhvillimi i ndryshëm i trurit te të dyja gjinitë ndikon te sëmundjet dhe efikasiteti i ilaçeve.

Ndryshimet midis sekseve

Zbulimet më të fundit të arritura nga një grup studimesh kanë treguar se truri i meshkujve dhe femrave kanë mënyrë të ndryshme funksionimi.

Studimi analizoi mbi 1000 meshkuj dhe femra dhe zbuloi ndryshime të rëndësishme në lidhjen e trurit të dy sekseve.

Më herët këtë vit, dolën rezultate nga një studim i shkallës së gjerë të kryer në Universitetin e Bazelit që përqendroheshin në përcaktimin e marrëdhënies së varësisë së gjinisë dhe emocioneve, kujtesës dhe aktivitetit të trurit.

Duke përdorur të dhëna nga 696 subjekte testi, kërkuesit arritën të tregojnë emocionet e forta negative te truri i pjesëmarrëseve femra vinin për shkak të aktivitetit të shtuar të trurit në rajonet motorike.

Megjithatë, ndërsa këto të dhëna ofrojnë një ide të bazuar te biologjia e gjinisë, identiteti gjinor është një subjekt gjithnjë e më kompleks për t’u përcaktuar biologjikisht dhe nga aspekti social, si për meshkujt edhe për femrat.

Praktikimi i shpeshtë i aftësive të reja, si një gjuhë e huaj, mund të forcojë lidhjet e trurit.

Në këtë kontekst, mbetet e paqartë nëse mësimi i një aftësie të lidhur veçanërisht me meshkujt mund të çojë në një “tru më mashkullor” – përmes forcimit të stereotipeve apo nëse sjelljet vijnë më natyrshëm nga mënyra se si truri është lidhur që prej fillimit.

Fjalët kyçe: Femra, Meshkuj

Fotolajm

Kim Jung, bëhet pjesë e batutave
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Supercar Showdown
  • Play Bike Rivals
  • Play Rock Wheels
  • Play iStunt 2