Truri i parë artificial, mëson të flas

Lindi Annabell, truri i parë artificial që ka mësuar gjuhën njerëzore ”duke dialoguar” me njeriun duke filluar nga zeroja, kur ishte një ”’tabula rasa” e vërtetë.

Fun

11/11/2015 20:16

I përshkruar nga revista ”Plos One”, Annabell është krijuar në Itali, nga një grup i Universitetit të Sasarit, i drejtuar nga Bruno Golosio, në bashkëpunim me homologët britanikë të Plymouth University, drejtuar nga Angelo Cangelosi.

Annabell (Artificial Neural Netëork ëith Adaptive Behavior Exploited for Language Learning – Rrjet artificial  neuronesh me sjellje adaptive të shfrytëzueshme për mësimin e gjuhës) është një model i përbërë nga dy milionë neurone artificiale dhe studion me hollësi procese që në tru mundësojnë një funksion kompleks si gjuha.

Ky është një hap i madh përpara duke pasur parasysh sesa e vështirë është studimi i këtyre proceseve në një organ të komplikuar si truri njerëzor, i formuar nga rreth një miliard neurone, që komunikojnë përmes sinjaleve elektrike./ atsh