Trump uroi Erdoganin për fitoren në referendum

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e uroi presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, për fitoren në referendumuin e 16 prillit, i cili do t'i rrisë fuqitë presidenciale.

Bota

18/04/2017 08:02

Në një bisedë telefonike, Trump po ashtu falënderoi Erdoganin për mbështetjen e sulmit raketor të SHBA-së në një bazë ajrore të Qeverisë së Sirisë.

Në referendum, 51.4% e votuesve turq kanë mbështetur ndryshimet kushtetuese.

Erdogan i hodhi poshtë kritikat e monitoruesve ndërkombëtarë, të cilët thanë se ai është favorizuar nga një “fushatë jo e barabartë”.

Trupi zgjedhor i Turqisë e cilësoi si të vlefshme fitoren e ngushtë të Erdoganit, pavarësisht pretendimeve të opozitës për parregullsi.