Trump takohet me sekretarin e përgjithshëm të OKB-së

Presidenti i Amerikës, Donald Trump ka zhvilluar takimin e tij të parë me sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres.

Bota

21/04/2017 22:45

Ata u takuan në Shtëpinë e Bardhë, kurse Guterres takime pati edhe me McMaster, këshilltar i sigurisë kombëtare.

Zëdhënësi i OKB-së ka thënë se Trump dhe Guterres kanë pasur një bisedë për raportet SHBA-OKB, dhe janë dakorduar për tu takuar përsëri së shpejti, transmeton lajmi.net

Trump gjatë fushatës kritikoi ashpër OKB-në, kurse këtë muaj do jetë pikërisht Amerika në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. /Lajmi.net/