Trump premton se do ta shkatërrojë Korenë, nëse ajo paraqet rrezik për Amerikën

Presidenti i Amerikës, Donald Trump është duke mbajtur një fjalim në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Bota

19/09/2017 16:39

Trump ka “kërcënuar” Korenë e Veriut, se nëse e sulmon Amerikën ose partnerët e saj, atëherë ai do ta shkatërrojë Kim Jongun.

“Nëse SHBA është e detyruar ta mbrojë veten ose aleatët e saj, ne nuk do të kemi zgjidhje tjetër veç se ta shkatërrojmë tërësisht Korenë e Veriut”, tha Trump, transmeton lajmi.net

Trump tutje ka deklaruar se nuk do ta përkrah asnjë marrëveshje me vendet e tjera në të cilat Amerika do të shfrytëzohet.

“Ne kemi marr pjesë në luftëra jashtë territorit, por kurrë nuk kemi kërkuar zgjerim territorial”, deklaroi Trump. /Lajmi.net/