Trump ia huq në Twitter (Foto)

Duke dashur që ta ndërlidh vajzën e tij në një postim në Twitter, Donald Trump i ka shkruar një gruaje nga Britania

Bota

17/01/2017 16:06

Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, ia dedikoi një postim në Twitter vajzës së tij, derisa ajo intervistohej nga CNN. Trump shkroi se vajza e tij, Ivanka, është një grua me karakter real dhe klasë, por e ndërlidhi personin e gabuar në postim, shkruan CNN, transmeton lajmi.net

Trump e etiketoi Ivanka Majic, një konsulente nga qyteti Brighton në Britani të Madhe.

Majic iu përgjigj Trumpit duke i thënë që të ketë më shumë kujdes me Twitterin dhe ndryshimet klimatike.

“Dhe ju jeni një njeri me përgjegjësi të mëdha. Mund t’ju sugjeroj që të kujdeseni më tepër në Twitter dhe të mësoni më shumë në lidhje me ndryshimet klimatike”, ka shkruar Majic. /Lajmi.net/

trumpp