Tri tërmete gjatë natës në Shqipëri

Disa tërmete kanë rënë në Shqipëri gjatë natës duke u gdhirë dita e sotme. Të dhënat vijnë nga instituti i Sizmiologjisë në Itali. Këta bëjnë të ditur se tërmeti më i fortë ka qenë prej 3.6 gradë të shkallës Rihter dhe ka rënë në kufi me Kosovën.

Lajme

16/01/2017 09:00

Tërmeti ka rënë në thellësinë prej 5 kilometrat në tokë, ndërsa sipas italianëve janë paralajmëruar banorët, por në fakt një gjë e tillë nuk ka ndodhur në realitet.

Por lëkundje nuk janë ndjerë vetëm në veri të vendit. Sipas Institutit të Sizmiologjisë së Europës dhe Mesdheut, një tjetër tërmet prej 3 gradë të shkallës Rihte ka rënë në Gjirokastër.

Një tjetër tërmet që ka rënë ka qenë edhe ai prej 2.9 gradë i shkallës Rihter i rënë në detin Adriatik, jo shumë larg nga brigjet shqiptare.

Një aktivitet i tillë tërmetesh kishte kohë që nuk ndihej në Shqipëri, ndërsa autoritetet zyrtare nuk kanë dhënë asnjë lloj informacioni në lidhje me këto ngjarje. /Syri.net