Trepça ’89 shpallet kampione e Kosovës në futboll

Trepça '89 është kampioni i ri i Kosovës në futboll.

Sport

09/05/2017 17:51

Skuadra mitrovicase ka fituar edhe matematikisht titullin e parë kampion në histori të klubit.

89-shi mori tri pikë sot ndaj Besës në Pejë, për të siguruar triumfin e madh, përcjellë “Lajmi.net”.

Skuadra e Zekirija Ramadanit mundi Besën 2:0, me golat e Oto John dhe Muharrem Jasharit.

Tri javë para fundit të kampionatit, 89-shi ka 13 pikë më shumë se ndjekësi i parë, Feronikeli. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6