Treni në Japoni niset 25 sekonda më herët, kompania kërkon falje – Lajmi.net
Treni në Japoni niset 25 sekonda më herët, kompania kërkon falje
Autori: Lajmi.net LajmePolitikë 10:46, 17 May 2018
Kompania hekurudhore në Japoni ka kërkuar falje pasi një tren është larguar nga stacioni 25 sekonda më herët, duke shënuar rastin e dytë të këtij lloji brenda një muaji.

Operatori ka thënë se “është i pafalshëm shqetësimi i madh që u kemi shkaktuar klientëve tanë”.

Sipas Japan Today, drejtuesi i trenit ka menduar se është dashur të largohet nga stacioni Notogawa në orën 7:11 në vend terminit 7:12.

Pasi ngasësi ka mbyllur dyert një minutë më herët ai ka kuptuar gabimin e tij duke u nisur drejt stacionit tjetër.

Meqë ai nuk ka parë udhëtarë të tjerë duke pritur është nisur duke arritur në stacionin e radhës 25 sekonda më herët.

Trenat japonezë njihen për një saktësi ekstreme prandaj disa persona kanë pritur ende trenin në fjalë.

Të njëjtit më pas janë ankuar te kompania e cila ka shfaqur shumë shpejt keqardhje për këtë lëshim.

Fjalët kyçe: Japoni, Treni

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Stealth Sniper
  • Play Rock Wheels
  • Play Bow Master Japan
  • Play Urban Basketball