Tre persona e bëjnë për spital një të mitur në Klinë

Në Rr. “Ymer Berisha” në Klinë dje është rrahur keq një i mitur.

Lajme

10/11/2017 10:51

Sipas Policisë së Kosovës, viktima i moshës së mitur ka kërkuar ndihmë mjekësor, pasi që ishte sulmuar fizikisht nga tre të dyshuar meshkuj.

Njësia policore ka arritur të arrestojë një të dyshuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Dy të dyshuarit tjerë gjenden në arrati.

Rasti është hapur për “lëndim i rendë trupor”. /Lajmi.net/