Tre astronautë kthehen sot në Tokë pas 173 ditësh

Një astronaut amerikan dhe dy kosmonautë rusë, pritet që sot të kthehen në Tokë, pas 173 ditësh të kaluara në Stacionin Ndërkombëtar të Gjithësisë.

Bota

10/04/2017 08:44

Komandanti i SHBA-së, Shane Kimbrough, rusët Andrei Borisenko dhe Sergei Ryzhikov, janë duke u përgatitur të ulen sot në Kazakistan.

Astronautja Peggy Whitson sot ka marrë komandën nga Kimbrough të Stacionit Ndërkombëtar të Gjithësisë.