Transport i rrallë në Rrugën e Kombit drejt Kosovës, bllokon për orë të tëra pushuesit kosovarë /FOTO

Si rrallëherë në Rrugën e Kombit sot pati një trafik të rënduar. Kjo për shkak se për disa orë u realizua një operacion për transportimin e disa pajisjeve të rëndësishme në drejtim të Kosovës. Mosvënia në funksion e shtatë urave të reja bllokoi në rrugë pushuesit që ishin nisur për fundjavë në Shqipëri.

Lajme

06/07/2018 15:21

Disa kamionë bënë një transport të veçantë drejt Kosovës. Atë të pajisjeve për central që prodhojnë energji.

Manovratorëve të mjeteve transportuese u është dashur kohë të kalojnë në shtatë urat.
Kjo për shkak se pesë urat e reja të përfunduara akoma nuk janë lidhur me autostradën, kurse dy tjera janë akoma në ndërtim.

Në këto pika rruga ngushtohet dhe një transport i tille është i vështirë dhe paraqet rrezik.

Për këtë arsye i gjithë karvani u shoqëruar me makina të policisë rrugore, ndërsa vargu i mjeteve në pritje ishte i gjatë.

Qarkullimi normal ka nisur vetëm pasi është përfunduar operacioni.

Ky është rasti i dytë brenda një muaji që kryhet një transport i tillë i shoqëruar me vonesa të shumta nga Kukësi në Morinë.

Lidhja e urave të përfunduara me autotsradën është në kompetencë të ARRSH, por ende nuk dihet kur do të jetë afati i përfundimit të plotë të këtij investimi në Rrugën e Kombit. /AbcNews