Transformimi i FSK-së, Haradinaj thotë se Ushtria e Kosovës do të jetë sipas standardeve të NATO-s

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka thënë se krijimi i Ushtrisë së re kërkon edhe mbështetje financiare.

Lajme

08/12/2018 17:50

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se Kosova i ka siguruara të gjitha parametrat e parapara për zhvillimin e FSK-së, rrjedhimisht, buxheti është i siguruar.

Sipas tij Kosova po siguron një ushtri të shekullit 21 me standard të NATO-s.

Ky është postimi i tij në Facebook:

Krijimi i ushtrisë kërkon edhe mbështetje financiare. Duke i parë shqetësimet e shumta, dëshiroj të ju siguroj se të gjitha parametrat e parapara të zhvillimit të FSK-së, buxhetin e kanë të garantuar. Besoj që po krijojmë ushtri të shekullit 21 me standarde të NATOS. Kosova është me fat qe e ka aleancën e NATOS në krye me SHBA. /Lajmi.net/