Traileri i ‘Fifty Shades Darker’ thyen rekordin si më i shikuari brenda 24 orëve (VIDEO)

'Fifty Shades' mposhtë 'Star Wars'.

ShowBiz

16/09/2016 21:23

Traileri i parë për filmin e dytë të ‘Fifty shades of Grey’ ka arritur të kalojë atë të ‘Star Wars: Force Awakwns’, duke mbledhur 112 milionë shikime në të gjitha platformat.

Videoja e trailerit e postuar në Facebook në faqen zyrtare të filmit, në vetëm një orë është shikuar 2.5 milionë herë, përcjell lajmi.net.

Filmi do të dalë në shkurt të vitit të ardhshëm, ndërsa aktorët kryesorë janë rikthyer për të përsëritur rolet e tyre./lajmi.net