Tragjike: Vdes tifozi të cilin kundërshtarët e hodhën nga tribuna (VIDEO)

Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në këtë fundjavë në futbollin argjentinas gjatë ndeshjes mes Belgrano dhe Taleres, në derbin e qytetit të Kordoba.

Sport

17/04/2017 17:55

Një grup tifozësh kanë rrahur dhe më pas kanë hedhur nga tribuna 22-vjeçarin Emanuel Balbo.

Ky i fundit ka vdekur në spital pas plagëve të rënda që mori sepse ra nga një lartësi prej 5 metrash.

Autoritetet bënë të ditur se nuk kishte qenë një përplasje e mirëfilltë mes tifozësh, pasi në këtë ndeshje ishte e ndaluar prania e mbështetësve të Taleres, pikërisht për të evituar incidente.

YouTube player

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy