Tragjike në Elbasan, shokët qëllojnë me armë punonjësin e pyjeve

Viktima është Ardi Bodurri, punonjës shërbimit pyjor në Elbasan.

Lajme

19/12/2018 08:35

Një 36-vjeçar është qëlluar me armë dhe për pasojë ka humbur jetën.

Mësohet se viktima është Ardi Bodurri, punonjës shërbimit pyjor në Elbasan.

Ngjarja ka ndodhur në mesnatë në fshatin Mjekës dhe dyshohet se Bodurri është qëlluar aksidentalisht nga shokët e tij, teksa ishin për gjueti, transmeton “Balkan Web”.

36-vjeçari ka humbur jetën rrugës për në spital. Ndërkaq, policia ka shoqëruar në komisariat përsonat që ishin me viktimën.