Toyota financon makinën fluturuese “Skydrive”

Kompania Toyota ka bërë të ditur se do të mbështesë financiarisht projektin e ndërtimit të një makine fluturuese.

Auto & Tek

17/05/2017 17:50

Toyota do të financojë me 354 mijë dollarë grupin “Cartivator” që përbëhet nga 30 persona. Makina e quajtur Skydrive do të përdor teknologjinë e një droni dhe ka 3 rrota e 4 helika.

Skydrive do të jetë me gjatësi 2.9 metra dhe gjerësi 1.3 metra, ndërsa mendohet se do të jetë makina më e vogël fluturuese në botë.

Në këtë projekt është parashikuar që kjo makinë të lëvizë me 100 km/h në lartësinë 10 metra mbi tokë.

Grupi “Cartivator” shpreson që kjo makinë të prodhohet para vitit 2020, në mënyrë që të përdoret për të ndezur flakën në Lojrat Oplimike Tokyo 2020./Lajmi.net/

4057a9d400000578-0-image-a-4_1494836822068 4057d30f00000578-4506598-image-a-16_1494838709305 4057fa9e00000578-4506598-image-a-17_1494841057712 405860e900000578-4506598-image-m-24_1494843161411