Tortë me rogaq

Tortë e thjeshtë me pak përbërë që do ju mahnisë.

Lifestyle

21/01/2016 22:58

Përbërësit:

Keku:
3 vezë
200g sheqer
1 dl. vaj
1 dl. qumësht
200g rogaq
200g miell
1 pluhur për pjekje
3 banane të shtypura

Kremi:
180g Schmand
200g sheqer

Glazura:
140g çokollatë
3 lugë gjelle vaj

Procedura:

1. Përziejmë vezët me sheqerin dhe pasi të trashet dhe të zbardhet, shtojmë vajin, qumështin, rogaqin dhe bananet. Përziejmë. Shtojmë miellin dhe pluhurin për pjekje.

2. Vendoset në furrë në temperaturë prej 160C për 50 minuta.

3. Përziejmë Schmand-in dhe sheqerin deri sa të shkrihet sheqeri. Lyejmë gjithë kekun me kremin dhe mbi ja shtojmë çokollatën e shkrirë me vajin.

Ju bëftë mirë!

*Receta është postuar në grupin Maniakë t’Kuzhinës.