Tortë e lehtë me çokollatë, ju duhet vetëm një enë

Mund të përdorni çfarëdo filli apo ganashë çokollate në mes të dy tortave

Lifestyle

03/03/2016 23:58

Përbërësit:

400g sheqer
225g miell
65g kakao
1 ½ lugë e mesme pluhur për pjekje
1 ½ lugë e mesme sodë bukë
1 lugë e vogël kripë
2 vezë
250ml qumësht
125ml vaj vegjetal
2 lugë të mesme ekstrakt vanilje
250ml ujë i vluar

Përgaditja:

Nxeni furrën në 180C. Lyeni me gjalpë dy enë për pjekje 23cm.

Në një enë të madhe, përzini sheqerin, miellin, kakaon, sodën, pluhurin për pjekje dhe kripën. Shtoni vezët, qumështin, vajin dhe vaniljen, përzini për 2 minuta në shpejtësi të lartë me mikser. Shtoni ujin e vluar në fund. Masa do jetë e hollë. Futni në enët për pjekje.

Pjekni për 30-35 minuta në furrë, deri sa një thikë e vendosur në mes të dalë e pastër./lajmi.net

Ju bëftë mirë!